Barcelona gjen zëvëndësuesin e De Jong

Barcelona gjen zëvëndësuesin e De Jong

Interesi i Manchester United për Frenkie de Jong e ka bërë Barcelonën ta shqyrtojë seriozisht largimin e hollandezit nga ‘’ Camp Nou ‘’.

Problemet ekonomike vijojnë ti shoqërojnë katalanasit në rrugëtimin e tyre drejt rikthimit në kohët e suksesit dhe boshllëkun që do të lërë mesfushori kanë menduar ta mbushin me elementë shumë cilësorë.

Ruben Neves i Wolverhampton  vijon të fitojë pikë për t’iu bashkuar kuq e bluve , transferim  që sipas ‘ Sport ‘ ka marrë edhe konfirmimin e strategut Xavi Hernandez.

Spanjolli e njeh shumë mirë këtë pozicion në të cilin la shenjë në të kaluarën dhe fitoi një sërë titujsh si me Barcelonen ashtu edhe me ‘’ La Furia Rojan ‘’ dhe me prezencën e 25 vjeçarit , gjigandët e La Ligas dhe jo vetëm do ta rrisnin vetëbesimin me qëllimin për të triumfuar në sezonin vijues. 

Luzitanit i skadon kontrata me ‘’ Ujqërit ‘’ në 2024-tën dhe anglezët kanë përcaktuar rreth 80 milionë euro për ta lënë të lirë nxënësin e Bruno Lages .

Drejtuesit e ‘’ Blaugranëve ‘’ kanë deklaruar se do ta marrin këtë çështje me qetësi pasi nëse i referohemi sezonit vijues, shumë talentë mund ta kenë shansin për të fituar një vend në skemat e Xavi Hernandezit dhe më pas në merkaton e ardhshme të tentojnë transferimin e Ruben Neves me një vlerë lehtësisht të përballueshme .

Me tu vënë në dijeni të kësaj taktike , anglezët kanë marrë iniciativën për të blinduar qëndrimin e ishi-t të  Portos në ‘’ Molineux ‘’  pasi janë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e luzitanit i cili është një ndër nxënësit shembullorë të bashkombasit Bruno Lage.

Përgjithësisht opsione të tilla zor se anashkalohen nga lojtarët cilësorë, të cilëve i ofrohet një e ardhme ndryshe në çdo aspekt , fakt shumë i rëndësishëm që meriton vlerësimin maksimal nga ana e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy