Atletico Madridi, objektiv tek Girona

Atletico Madridi, objektiv tek Girona

 Mungesa e titujve prej shumë vitesh i ka bërë të reflektojnë drejtuesit e Atletico Madridit, kryesisht trainerin Diego Simeone.

Argjentinasi pa dyshim e ka treguar në të kaluarën potencialin nën drejtimin e ‘’ Los Colchoneros ‘’ por rivaliteti sa vjen edhe ashpërsohet në çdo kompeticion, arsye e cila i detyron që të japin maksimumin gjatë merkatos së verës.

Prej vitesh tashmë, kryeqytetasit renditen në katërshën e parë të La Ligas dhe janë pjesëmarres të rregullt në Champions League por çdo ekip ka nevojë për përmirësim.

Një ndër synimet e ‘’ El Cholos ‘’ është përforcimi i prapavijës, i cili këtë herë nuk ka shkuar përtej Spanjës.

Arnau Martinez i Gironas preferohet nga 54 vjeçari, lojtar që e ka humbur protagonizmin tek katalanasit për arsye të prezencës së Yan Coutos.

Në 20 sfidat e deritanishme, të shoqëruara edhe me dy asiste, 21 vjeçari konsiderohet një element që mund ti ndihmojë ‘’ Los Rojiblancos ‘’ në të ardhmen, ekip aspirues për fitimin e trofeve, në Spanjë dhe jo vetëm.

Me vetëm Nahuel Molinen në këtë pozicion, është shumë pak për garancinë e mbarëvajtjes se këtij reparti dhe duke ditur se Atletico Madridi drejtohet nga një trainer si Diego Simeone, pritej një reagim i tillë.

Megjithatë, Atletico Madridi s’do të jetë i vetëm në këtë garë pasi disa pretendentë i kanë trokitur në derë drejtuesve të Gironas për Arnau Martinez, çka do të thotë se nuk do të jetë aq e lehtë për arritjen e këtij objektivi, pavarësisht se flitet për një ekip shumë cilësor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy