Juventus, mendon për Khephren Thuram

Juventus, mendon për Khephren Thuram

Përforcimi i mesfushës mbetet një ndër objektivat kryesorë të Juventusit gjatë merkatos së verës.

Massimilliano Allegri i ka kërkuar drejtorit sportiv Cristiano Giuntoli dhëniën e maksimumit për të transferuar në Torino lojtarët e duhur.

Khephren Thuram është një ndër to, i cili vlerësohet nga traineri italian, determinant deri në këtë moment me Nicen.

22 vjeçari është shumë i talentuar, djali i legjendës franceze Lilian Thuram, ish kampion i botës me kombëtaren ‘’ Trikolor ‘’ në 1998-tën.

Përshtatja në disa pozicione të mesfushës e bën Khephren Thuram një element tejet interesant dhe ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ nuk do ta humbasë këtë mundësi, vlera e të cilit në merkato vijon të rritet për arsye të paraqitjeve shumë të mira me Nicen.

Për ish rekordmenët e Scudetto ky fakt nuk përbën një pengesë dhe duhet shtuar se ishi i Monacos e meriton kalimin tek një ekip elite.

Flitet se negociatat mund të fillojnë në pak kohë dhe sigurisht vera do të jetë një periudhë deçizive jo vetëm për Khepren Thuram por edhe për të ardhmen e mesfushës së kësaj skuadre.

16 sfida, përfshirë edhe një në Kupë janë statistikat e nxënësit të Francesco Fariolit deri më tani, të cilit interesi i Juventusit ia rrit automatikisht vlerat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy