
Trajneri Ardi Behari, në emisionin “Skaner” në MCN TV, deklaroi se Partizani ka krijuar stabilitet më lojë dhe në formacion.
Duke komentuar ndeshjen me Bylis, ku të kuqtë fituan minimalisht, Behari tha se të dyja skuadrat e qarkulluan mirë topin, pavarësisht kushteve.
Te Partizani kanë krijuar një stabilitet në lojë dhe formacion. Pashë një ndeshje të mirë, sidomos në pjesën e parë, pavarësisht kushteve, jo që ishte keq, por ndryshe nga fusha e Elbasanit. Të dyja skuadrat u munduan të qarkullojnë topin dendur. Partizani e qarkulloi topin në pjesën e parë, në zona të ngushta.
Unë mendoj se deklarata e Kolelës, është që t’i kundërvihet skuadrës, për lojën në krahasim me pjesën e parë. Donte të merrte presionin mbi veten e tij dhe jo ta shpërndajë te skuadra.



