Donnarumma, afër largimit nga Paris St Germain

Donnarumma, afër largimit nga Paris St Germain

  Edhe pse e ka konsoliduar vendin e një titullari tek Paris St Germain, niveli me shumë ulje-ngritje në Champions League e ka vënë në dyshim qëndrimin e Gianluigi Donnarumas në ‘’ Parque de Prince ‘’.

Këtë fakt Luis Enrique e ka përforcuar gjatë një interviste për të famshmen ‘ As ‘, i cili u shpreh se vendi titullarit nuk i përket vetëm italianit, duke i dhënë kështu mundësinë edhe Matvei Safonov dhe Arnau Tenas që ta nisin nga minuta e parë.

Për rusin Nasser Al Khelaifi investoi 20 milionë euro në të shkuarën kurse ishi i Barcelonës në disa raste ia ka shpërblyer besimin e dhënë teknikut asturian.

Ndërsa, nëse i referohemi ishi-t të Milanit, për sa i përket kampionatit francez niveli i tij meriton duartrokitje por në kompeticionin më të rëndësishëm europian ka gabuar në ndeshje kyçe për vijimësinë si përshembull kundër Real Madridit në 2021-shin dhe Arsenalit në sezonin aktual.

Tek një ekip si ‘’ Les Pariziens ‘’ dhe sidomos nën urdhërat e ish fituesit të Champions Leagues me Barcelonën këto gabime kushtojnë shtrenjtë dhe si duket për 25 vjeçarin qëndrimi në kryeqytetin francez nuk është i sigurtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy