Rey Manaj nuk ndalet së shënuar në Superligën turke, aty ku është pjesë e skuadrës së Sivasspor.
Sulmuesi shqiptar, gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen e tretë radhazi. Këtë herë, 26-vjeccari, realizoi ndaj Pendikspor, në fitoren 4-1 të skuadrës së tij.
Ky është goli i 18-të sezonal për Manajn, 14 në kampionat dhe 4 gola në Kupë. Lushnjari është një nga kandidatët kryesorë për të marrë një ftesë nga trajneri Silvinjo, për të qenë në sulmin e Shqipërisë në Europian.



