E afruan para 4 muajsh, Lyon nxjerr në shitje Shaqirin

E afruan para 4 muajsh, Lyon nxjerr në shitje Shaqirin

Xherdan Shaqiri vendosi të largohej nga Liverpool në merkaton e verës, për të kaluar në Francë te skuadra e Lyon.

Megjithatë aventura te skuadra franceze mund të zgjasë shumë pak. Sipas asaj që raporton “L’Equipe”, te Lyon kanë vendosur ta nxjerrin në shitje sulmuesin, e afruar 4 muaj më parë.

Drejtuesit nuk janë të kënaqur me paraqitjet e Shaqirit dhe për këtë arsye kërkojnë ta shesin. Shaqiri ka shënuar vetëm një gol për ekipin francez, e për drejtuesit, performanca e tij ka qenë larg asaj që ata prisnin, ndërkohë që janë në vështirësi financiare.

Futbollisti ka firmosur për 3 vite me Lyon e paguhet 350 mijë euro në muaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy