Propozimet për ndryshim të kampionatit, Dede: Klubet të ngrenë grupe pune, nuk mund të vendosin 10 njerëz

Propozimet për ndryshim të kampionatit, Dede: Klubet të ngrenë grupe pune, nuk mund të vendosin 10 njerëz

Trajneri Nevil Dede, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për propozimet për ndryshim të formatit të Superiores. Sipas tij, klubet duhet të ngrenë grupe pune, pasi është një vendim shumë i rëndësishëm dhe nuk mund të merret vetëm nga 10 presidentët e klubeve. Referuar propozimit për “Final 4”, Dede deklaroi se të paktën skuadra e vendit të parë, duhet ta ketë një avantazh. “Kur ka ndryshime, ka zëra pro dhe kundër. FSHF mendon që po bëjnë një punë të mirë. Ata po ia delegojnë klubeve, që të fillojnë të mendojnë. Klubet duhet të fillojnë të ngrenë grupe pune. Presidenti nuk mund të bëjë gjithçka. Është një vendim shumë i rëndësishëm. Nuk mund ta japin vetëm 10 njerëz. Një klubi i duhet një menaxher, një jurist, një psikolog... Të paktën avantazhin ta ketë ai që ka bërë kampionatin më të mirë. Nëse përgjysmohen pikët dhe unë kam shumë pikë, e kam të marrë titullin. Çdo klub do të prodhohen sa më shumë para. FSHF duket sikur i thotë ekipeve që të ngrenë grupe pune. Financiarisht fitojnë të gjithë. Ka klube që mund të provojnë sa më shumë dhe fokusohen në ato 10 ndeshjet e fundit. Sportivisht jam i paqartë të jem i sinqertë.”, deklaroi Dede.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy