Kukësi ka njoftuar se stadiumi i ri do të inaugurohet këtë javë, ndaj skuadrës së Laçit. Sfida është planifikuar të luhet ditën e shtunë, në orën 20:00.
Pas shumë kohësh në shtegtim, më në fund verilindorët do të rikthehen të luajnë në shtëpinë e tyre në Kukës.
“A jeni gati? Po vijmë në shtëpi. Shihemi të shtunën”, thuhet në njoftimin e Kukësit për tifozët, që pritet të jenë të shumtë në inaugurimin e stadiumit të ri në qytetin e tyre.



