Janë mbyllur katër ndeshjet e para në Europa League, të vlefshme për fazën e 1/8-ve në Europa League.
Roma triumfoi 2-0 në shtëpi ndaj Real Sociedad. El Shaarawy i dha avantazhin italianëve në minutën e 13-të, ndërsa në minutën e 87-të, ishte Marash Kumbulla, i cili shënoi dhe vulosi shifrat në 2-0.
Arsenali barazoi 2-2 në transfertë ndaj Sporting Lisbona, ndërsa në barazim u mbyll edhe sfida mes Union Berlin dhe Royale Union me rezultatin 3-3. Bayer Leverkusen nuk fali në shtëpi, teksa mposhti 2-0 Ferencvarosin.



