Koçi: Objektivi i “Partizanit” të dalim kampion me vajza shqiptare, jo të huaja në ekip (VIDEO)

Koçi: Objektivi i “Partizanit” të dalim kampion me vajza shqiptare, jo të huaja në ekip (VIDEO)

Ditë më parë ka nisur sezoni i ri i basketbollit në vend si për meshkuj ashtu edhe për femra.

Ekipi i “Partizanit” të femrave ka fituar të dy takimet e luajtura deri tani në kampionat.

Lidhur me këtë trajnerja e Partizanit për femra, Ledina Koçi, shprehet se objektivi i këtij ekipi është të arrijnë të fitojnë kampionatin, ndërkohë që i tërë ekipi dominohet me femra shqiptare pa pjesëmarrjen e basketbollisteve të huaja.

“Normale kampionatin e kemi nisur mire jemi në të njëjta pozita si vitin e kaluar, kërkojmë më shumë rezultate pozitive këtë vit. Zakonisht ekipet më të forta janë ato që marrin lojtare të huaja. Momentalisht është Flamurtari, por edhe Tirana i ka shqiptare por ka vajza të forta. Te ne nuk ka asnjë vajzë të huaja. Kemi objektivin tonë që të dalim kampion me vajza shqiptare, ti japim përparësi këtyre vajzave që janë baza e basketbollit tonë femra”.

Në 25 nëntor, ekipi i basketbollit për femra “Partizani”, do të përballet në edicionin e parë të Ligës unike për femra me skuadrën e Bashkimit të Prizrenit.

Lidhur me këtë, trajnerja Koçi, pret një takim të fortë dhe se sipas saj, pika e fortë e ekipit kundërshtar është se ndeshja luhet në fushën e tyre.

“Takimin e shoh të fortë. Mendoj se do jetë e fortë e maksimizuar dhe marrja serioze është nga të dyja palët ato kanë një favor se ndeshja e  parë bëhet atje në fushën e tyre dhe kjo mund të jetë një minus i vogël për ne, por edhe jo sepse vajzat tona janë mësuar me këtë lloj lëvizje. Sepse te Liga disa ndeshjet do bëhen vajtje-ardhje sepse të gjithë të nesërmen do vazhdojnë ciklin e punës. Nuk e kemi kohën e gjatë dhe luksin për tu qetësuar. Dhe kjo ka dhe efektin e vet në cilësinë e lojës, por gjithsesi them se do jetë një ndeshje e bukur.

Parasë gjithash, trajnerja Koçi pret cilësi në këtë eveniment, duke qenë kampionati i parë i përbashkët mes skuadrave të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Pa diskutim që do rrisë cilësinë se dhe ndeshje që janë tre më të mirat e Shqipërisë dhe Kosovës më të mirat e këtyre dy kampionateve sa më shumën ndeshje të forta aq më shumë rritet skuadra cilësisht, është një mundësi për tu mbështetur sepse shumë pak i jepet zë basketbollit veçanërisht këtyre të femrave”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy