Hoxha: Lekët të hidhen më mirë, nuk shkojmë dot në Olimpiadë me basketbollin dhe volejbollin

Hoxha: Lekët të hidhen më mirë, nuk shkojmë dot në Olimpiadë me basketbollin dhe volejbollin

Specialisti i tenisit, Shpëtim Hoxha, në emisionin “SportZone” në MCN TV, tha se politika ndërhyri në rastin e Djokovic, të cilit nuk iu dha viza për të marrë pjesë në Australian Open, për shkak se ishte i pavaksinuar.

Hoxha foli edhe për tenisin në Shqipëri, ku tha se duhet të investohet më shumë në këtë sport.

"Sporti është i lidhur me politikën. Ka pasur ndërhyrje edhe në botën e sportit të tenisit.

Djokovic duhet të ishte pjesë e Australian Open. Këtu ishte ndërhyrja e politikës, ku u vendos që Djokovic të mos merrte vizën dhe të ishte pjesë e turneut.

Justifikimi ishte që rregullat janë rregulla. Unë mendoj se rregullat duhen respektuar, por edhe vullneti i lirë i njeriut duhet respektuar. Djokovic nuk e bën vaksinën, por ai nuk është i sëmurë. Australian Open humbi, por edhe Djokovic.

Ne na duhet të analizojmë. Na duhet të shikojmë ku jemi. Ne kemi 3-4 djem shqiptarë tenistë, që kanë shkuar në Amerikë dhe kanë fituar në kolegje. Kjo ndodh me tenisin, jo me futbollin. Gjëja e rëndësishme është të marrim eksperienca.

Lekët mund të ishin hedhur më mirë, sesa te volejbolli dhe basketbolli. Nuk shkojmë dot në Olimpiadë me këto sporte.

Kemi një teniste nga Shkodra, e cila ka një numër të caktuar në moshën e saj. Duhet bërë një analizë dhe si erdhi këtu dhe deri ku mund të shkojë. Ne nuk duhet të humbim kohë, për talentet.”, u shpreh Hoxha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy