
Vedat Muriqi po kalon një moment shumë të mirë në La Liga në Spanjë, aty ku aktivizohet me skuadrën e Mallorca, me të cilët u bashkua në merkaton e janarit në huazim nga Lazio.
Në 4 ndeshje të zhvilluara me ekipin e ri, Muriqi ka arritur të shënojë 2 gola si dhe ka dhënë një asist.
Për këtë, sulmuesi i Kosovës, ka marrë një vlerësim të veçantë nga “Whoscored”. Këta të fundit e kanë zgjedhur Muriqin në formacionin më të mirë të muajit shkurt.



