Vllaznia-Tirana, Plori: Kemi pasur një ngërç, do rivalizojmë deri në fund

Vllaznia-Tirana, Plori: Kemi pasur një ngërç, do rivalizojmë deri në fund

Drejtori i Vllaznisë, Elvis Plori, foli për MCN TV, para ndeshjes mes Tiranën.

Plori deklaroi se situata te shkodranët është e qetë, ndërsa shtoi se lëvizjet e trajnerit te Tirana është “thikë me dy presa”.

Ai tha se skuadra ka pasur një ngërç, por u shpreh besimplotë se do të rivalizojnë deri në fund të kampionatit.

Falënderojmë Kukësin për mikpritjen që ta zhvillojmë ndeshjen këtu. Keqardhje për tifozët, që nuk mund të luajmë në Shkodër, për shkak të mbjelljes së barit në “Loro Boriçi”.

Parashikimi në këtë ndeshje nuk mund të jepet. Është një klasike. Është një përballje që gjithmonë ka dhuruar spektakël. Jemi një skuadër agresive. Kemi qenë në një ngërç sa i përket rezultateve, kemi pasur oshilacione. Jemi ndërtuar dhe mendojmë se do të rivalizojmë deri në fund.

Situata te Tirana është thikë me dy presa? Ndonjëherë shkarkimi i trajnerit, është mirë për kundërshtarin. Por nuk më takon mua të flas për këtë. Nuk jam i lumtur për situatën te bardheblutë.

Gjithmonë stresi është i pranishëm në sport. Prandaj futbolli është i bukur. Nuk besoj se do ketë ndryshim në pankinë pas ndeshjes me Tiranën. Jermi të qetë dhe e dimë çfarë kemi bërë në skuadër. Mendoj se problemet do të kalojnë dhe do të kemi situata më të qeta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy