Ahmataj: Kërkuam fitoren gjithë takimin, pësuam gola aksidentalë. Nuk i jam frikësuar shkarkimit

Ahmataj: Kërkuam fitoren gjithë takimin, pësuam gola aksidentalë. Nuk i jam frikësuar shkarkimit

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, foli për MCN TV, pas fitores me përmbysje ndaj Dinamo City. Ahmataj deklaroi se skuadra e kërkoi fitoren gjatë gjithë takimit, ndërsa shtoi se pësuan dy gola aksidentalë.

Ai tha se gjatë kësaj kohe, nuk i është frikësuar shkarkimit, duke thënë se është me meritë në punën që bën.

Ishte ndeshja e parë dhe duhet ta fitonim mbarë. Presioni ndikon në lojë. Rasti i golit të parë nuk u interpretua mirë. Luajtëm mirë dhe kërkuam fitoren gjatë gjithë takimit. E bëmë mirë presionin, pavarësisht dy golave aksidentalë të pësuar. Duhet të punojmë shumë për të evituar këto dy gola të pësuar.

Kjo periudha e shkëputje s së kampionatit, nuk na ka ndikuar pozitivisht te vigjilenca e lojtarëve. Kjo i jep një ftohje lojtarëve për përqendrimin. Këto do i përmirësojmë në të ardhmen.

 Kemi shumë lojtarë m e cilësi dhe akoma nuk janë në 100% e tyre. Pavarësisht se po shkojnë te goli, duhet të shkojnë te forma sportive. Të gjithë duhet të jemi bashkë. Lojtarët e futur nga stoli i dhanë një dorë skuadrës për të fituar. Na duhet qetësi dhe punë për të ecur përpara. Të mos e ndjejmë presionin e rezultatit, këtë e merr përsipër trajneri.

Deri këtu ku jam, nuk kam arritur se më ka ndihmuar njeri. Kam arritur me punë dhe meritë. E kam merituar dhe e meritoj këtë vend. Nuk i jam frikësuar kurrë shkarkimit. Më ka shqetësuar vetëm stabiliteti i skuadrës.

Mendoj që afrimet e janarit janë me pikatore. Nuk mendoj se ka prurje të mira në janar. Kemi parë disa pista, por do i marrim vetëm nëse na plotësojnë atje ku na duhen. Skuadra ka shumë potencial. Ne po përdorim shumë lojtarë të akademisë.

Patrik është bashkuar me skuadrën, por i duhen minimalisht 2 javë, që të jetë gati. Patrik është një blerje për ne.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy