Seria A troket n֝ë derën e Neto Muraras

Seria A troket n֝ë derën e Neto Muraras

Plani i Barcelonës për të ardhmen e lojtarëve të padëshiruar nga Xavi Hernandez po ecën me ritmin e duhur .  

Lojtari i rradhës të cilit i është hapur rruga për tu larguar nga ‘’ Camp Nou ‘’ është portieri Neto Murara pasi nuk ka asnjë mundësi për tu aktivizuar me një Ter Stegen që konsiderohet titullar i padiskutueshëm nga spanjolli .  Për brazilianin ka ende shpresa për të qenë lider në kuadratin e bardhë në të ardhmen dhe tre skuadra shumë të njohura në Serinë A janë futur në valle për ta bërë pjesë të tyre 32 vjeçarin.

Lazio, Inter dhe Roma do të mundohen për ta rikthyer ne Scudetto ishi-n e Juventusit i cili e njeh shumë mirë këtë kampionat dhe mund ti shërbejë kuadratit të bardhë me eksperiencën e akumuluar ndër vite .

 Në lidhje me këtë lëvizje katalanasit janë në mëdyshje për  gjetjen e një zëvëndësuesi ideal për Neto Muraran ose të mbështeten tek ndihma e portierit të ekipeve të moshave  Inaki Pena .

Vendimi i përket  ekskluzivisht numrit një të pankinës Xavi Hernandez të cilit nuk i falen gabimet në vijimësi sepse përndryshe do të përsëritej  e njëjta histori si më përpara dhe do të ndikonte negativisht në progresin e  ‘’ Blaugranëve ‘’.  Pretendentet e tij kanë një peshë specifike sidomos në Serinë A dhe rikthimi mbetet opsioni i vetëm për të hedhur pas ekperiencën e hidhur  në  Katalunjë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy