Lautaro Martinez qëndron tek Inter

Lautaro Martinez qëndron tek Inter

Sulmuesi  Lautaro Martinez ishte një nga lojtarët më të përfolur  në merkaton verore .  Për argjentinasin u interesuan  Arsenali , Tottenham Hotspuri dhe Atletico Madridi  të cilët i ofruan 70 milionë euro zikaltërve . Kur u mendua se ishte një hap larg  ‘’ Giusseppe Meazzas ‘’ tashmë   kjo histori ka  ndryshuar plotësisht  sepse 23 vjeçari i ka qëndruar besnik kampionëve në fuqi të Serisë A  .

Tentativat e shumta të drejtuesve kanë dhënë efekt  dhe Interi  do të ketë një garanci shumë të madhe për shënimin e golave .

Pavarësisht se  largimi i Romelu Lukakut i ka prishur disi skemat e italianëve,  prezenca e ishi-t të Racing Club krijon shumë entuziazëm për vijimin ashtu siç duhet  . Me një golashënues të tillë , Interi  do ta ketë më të lehtë gjatë këtij sezoni  në të cilin do të mundohet  të mbrojë me çdo kusht titullin e 19-të të Scudettos dhe  patjetër prezantimit dinjitoz në Uefa Champions League .

Sezoni i kaluar për sulmuesin e kombëtares ‘’ Albiceleste ‘’ përfundoi   me 48 ndeshje , 19 gola dhe 11 asiste , statistikë që shpreson ta përmirësojë në një sezon që pritet të jetë shumë kompetitiv dhe me të papritura por fakti i të qënit pjesë e një skuadre fituese ia lehtëson rrugën drejt suksesit sulmuesit të mirënjohur .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy