Brighton përcakton çmimin për Evan Ferguson

Brighton përcakton çmimin për Evan Ferguson

Interesi i Chelseat për Evan Ferguson, menjëherë është pasuar me reagimin e drejtuesve të Brightonit, të cilët kanë deklaruar çmimin për të cilin janë të gatshëm ta lejojnë largimin e tij nga ‘’ The Amex ‘’.

Sipas ‘ The Standart ‘ 100 milionë stërlina është vlera që duhet të shpenzojë Todd Boehly për 19 vjeçarin, e barazvlefshme me 116 milionë euro.

Sulmuesi ka treguar se e meriton kalimin tek një ekip elite dhe sigurisht interesi i ‘’ Bluve të Londrës ‘’ e ka shtuar entuziazmin tek drejtuesit e rivalëve, duke qenë se flitet për një shifër të konsiderueshme.

Irlandezi vijon me performancat shumë të mira tek Brightoni dhe për sa i përket sezonit aktual, i ka ndihmuar bardheblutë me 6 gola në 24 sfida.

Kryeqytetasit e kanë filluar shumë keq sezonin dhe një ndër objektivat e Mauricio Pochettinos për fazën e dytë është gjetja e një sulmuesi cilësor.

Traineri argjentinas ka ende shumë për të treguar pasi në Premier League Chelsea momentalisht renditet në vendin e 10-të pas 20 sfidave, 11 pikë larg Europës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy