
Ecuria e mrekullueshme e Viktor Gyokeres me Sporting Lisbonën po e përforcon çdo ditë e më shumë idenë se është një ndër më të mirët në Europë.
Suedezi i ka ngjitur me shpejtësi shkallët në karrierë dhe sakrificat gjatë saj tashmë po i japin rezultatet.
Në Premier League do të zhvillohet një supersfidë për 26 vjeçarin, një golashënues si pak të tjerë, fakt i demostruar me 23 të tillë në 18 sfidat e sezonit aktual.
Do të jetë Chelsea dhe Manchester United, skuadrat të cilat do të mundohen të përforcojnë metrat e fundit me një lojtar shumë të sikletshëm për çdo rival, i cili tashmë e meriton kalimin tek një ekip i famshëm.
‘’ Blutë e Londrës ‘’ janë në rindërtim e sipër, tashmë nën drejtimin e Enzo Marescas dhe shtimi i cilësisë në çdo repart është një domosdoshmëri për merkaton vijuese.
Italiani e vlerëson kontributin e Viktor Gyokeres tek kryeqytetasit, i cili i ka kërkuar pronarit Todd Boehly të bëjë maksimumin për ta transferuar në ‘’ Stamford Bridge ‘’.
Mirëpo nuk do të jetë e lehtë për gjigandët e kampionatit anglez sepse dihet botërisht edhe potenciali i Manchester United.
‘’ Djajtë e Kuq ‘’ tanimë drejtohen nga ishi i Sporting Lisbonës Ruben Amorim, i cili mund të influencoje për ta patur përsëri nën urdhërat e tij shtatlartin nga Stokholmi.
Ishi i St Paulit dhe Swanseas, ndër të tjerë të jep njëfarë sigurie duke marrë parasysh arritjet e deritanishme dhe kalimi tek një ndër ligat më prestigjoze në futboll natyrisht është një tundim për çdo lojtar.



