
Mesfushori Sabien Lilaj ka vendosur ta mbyllë me futbollin e luajtur. Ndeshja ndaj Luzit, do të jetë e fundit në karrierë për futbollistin korçar.
Pas një karriere të suksesshme në disa skuadra, 34-vjeçari ka vendosur të varë këpucët në gozhdë në fund të këtij sezoni.
Gjatë karrierës së tij, Lilaj ka luajtur me skuadra si Tirana dhe Skënderbeu në Superiore, Lokomotiva Zgareb në Kroaci, Qabala në Azerbajxhan, Ness Ziona në Izrael, Prishtina në Kosovë dhe Dinamo ishte klubi i fundit.



