Mediat spanjolle dhe ato italiane kanë komentuar fitoren e Shqipërisë përballë Lihteshtenjit, fitore që për momentin i jep kryesimin e grupit.
“Shqipëria vazhdon të dominojë grupin e Spanjës”.
Ky është titulli që gazeta sportive spanjolle “AS” ka për fitoren e kuqezinjve ndaj Lihtenshtejnit.
“Shqipëria mori fitoren e dytë në grup, duke u ngjitur mbi Spanjën dhe Italinë. Vendi Ballkanit që demonstroi prezencën e vet në Kampionatin Evropian, pas fitores ndaj Maqedonisë dhe Lihtenshtejnit nuk është një kundërshtar i lehtë në teori.
Spanja do të ketë një ndeshje të vështirë të dielën”, mbyllet shkrimi i “AS”.
Ndërsa “Sport Mediaset” shkruan se Shqipëria nuk bën gabime, në grupin e Italisë kryeson Shqipëria e De Biazit.
Kurse “Gazzetta dello Sport” del me titullin “De Biazi i vetëm në krye”.



