
Ernest Muçi do të largohet nga Besiktas në këtë merkato vere dhe kjo duket e sigurt. Fantazisti lidhet gjithnjë dhe më shumë me një kalim të mundshëm tek Aston Villa në Angli.
Sipas asaj që raportojnë mediat turke, drejtuesit e Aston Villa-s, kanë propozuar një shkëmbim për të mbërritur te shqiptari.
Anglezët i kanë ofruar Besiktas-it mbrojtësin Lucas Digne në shkëmbim të Muçit. Pavarësisht interesimit që klubi bardhezi ka për mbrojtësin francez, drejtuesit janë të vendosur dhe përveç Dignes, kërkojnë edhe para për ta lënë të lirë Muçin.
Palët janë ende në fazën e bisedimeve, ndërsa pritet një marrëveshje në ditët e ardhshme.



