Një javë pas vdekjes së Diego Armando Maradonës ka ende shumë pikëpyetje se çfarë e bëri zemrën e 60-vjeçarit të pushonte së rrahuri.
Aktualisht po ekzaminohen monstrat e urinës dhe të gjakut, ndërsa diçka që ka habitur mjekët ligjot është se zemra e Maradonës e cila peshonte rreth 500 gramë, gati dyfishin e asaj që duhet të ishte normalisht.
Ky hetim vjen pas mistereve dhe pikëpyetjeve të ngritura pas deklaratave dhe akuzave për mjekët që kanë kuruar Maradonën së fundmi. Gjithsesi, dyshohet se Maradona mund të ketë konsumuar alkool, ilaçe ose lëndë të tjera të cilat mund ta kenë çuar deri në pushimin e zemrës së tij.
Sipas Telam, të gjitha këto elemente do të ritet të vlerësohet ditën e nesërme në analizat që do të kryen, së bashku me studimet e tjera toksikologjike. Këto analiza do të kryen nën mbikëqyrjen e rreptë të Policisë Shkencore në qytetin e La Platës.



