
Niklas Sule njoftoi pak kohë më parë se do të largohet nga Bayern Munich, pas përfundimit të këtij sezoni, për të vazhduar karrierën e tij te skuadra e Borussia Dortmund.
Pas kësaj, drejtuesit bavarezë kanë nisur menjëherë nga puna për të gjetur zëvendësuesin. Sipas asaj që raporton “Bild”, drejtuesit e Bayern e kanë gati afrimin e një mbrojtësi në merkaton e verës.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Matthias Ginter. Gjermani është në përfundim të kontratës së tij dhe ka vendosur të mos rinovojë, për t’u larguar falas në verë.
Ginter e njeh mirë Bundesligën dhe disa lojtarë nga kombëtarja gjermane që janë pjesë e Bayernit, kështu që nuk do t’i duhet shumë kohë për t’u përshtatur.



