
Napoli mposhti me shifrat 3-0 Genoan, në ndeshjen e vlefshme për javën e parafundit në Serie A.
Kjo ishte edhe ndeshja e fundit për Lorenzo Insigne, para tifozëve, i cili gjeti edhe rrugën e rrjetës, duke shënuar golin e dytë nga penallti.
Si te rasti i golit, po ashtu edhe në përshëndetjen me tifozët, Insigne e kishte të pamundur t’i mbante lotët.
Lot kishte edhe në krahun tjetër, aty ku Genoa me humbjen e sotme, bie zyrtarisht në Serie B.



