
Napoli vazhdon të shkëlqejë në këtë fillim kampionati, teksa ditën e sotme ka regjistruar fitoren e radhës.
Skuadra e Spaleti, triumfoi me shifrat e thella 4-0 ndaj Monza në shtëpi. Dopieta e Kvaratskhelia dhe golat e Osimhen e Kim Min Jae, i dhanë fitoren të kaltërve.
Sfida tjetër, mes Empolit dhe Fioretinës, u mbyll në barazim pa gola.



