
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka marrë një lajm të keq, teksa për 3 muajt e ardhshëm ka humbur një nga titullarët.
Bëhet fjalë për yllin e sulmit, Ferran Torres, i cili ka pësuar një frakturë në këmbë dhe nuk do të jetë në dispozicion për këtë vit.
Ka qenë vetë Guardiola që e ka konfirmuar diçka të tillë, në konferencënmm për shtyp para ndeshjes me Burnley.
“Ferran do të jetë jashtë për 2 muaj e gjysmë, ose për 3 muaj, për shkak të një frakture në këmbë”, ka thënë mes të tjerash Guardiola.



