Real Madridi , interes për Alejandro Grimaldon

Real Madridi , interes për Alejandro Grimaldon

Duke qenë se në kohët e fundit drejtuesit e Real Madridit po shqyrtojnë shitjen e Ferland Mendy-s në merkaton vijuese , natyrisht kanë filluar tratativat për të transferuar zëvëndësuesin ideal të tij në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

Një ndër lojtarët më bindës deri më tani është Alejandro Grimaldo, i cili është aktivizuar në të kaluarën me Barcelonën.

Priten shumë ndryshime tek ‘’ Galaktikët ‘’ në lidhje me sezonin 2024-2025, një ndër të cilët me shumë gjasa do të jetë edhe largimi i Carlo Ancelottit.

Megjithatë, spanjollët po i bëjnë llogaritë dhe tek kryeqytetasit vijon të përflitet emri i Xabi Alonsos, i cili po zhvillon një eksperiencë për tu duartrokitur me Bayer Leverkusenin.

Me kalimin e viteve 28 vjeçari është shëndërruar në një ndër anësorët më të mirë në Europë dhe s’kishte si ti shpëtonte syve të mprehtë të drejtuesve të '' Los Merengues '' .

Nëse do të arrihet marrëveshja, 28 vjeçari do të rikthehet pas disa sezoneve shumë të mira , fillimisht me Benfikën dhe tashmë në aktualin me të ashtuquajturit ‘’ Aspirinat ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy