Wolves refuzon Tottenhamin për Traoren

Wolves refuzon Tottenhamin për Traoren

Sulmuesi Adama Traore është shëndërruar në një ndër fiksimet e Antonio Contes i cili po bën gjithçka është e mundur çuar Tottenhamin drejt sukseseve  .

Kompromisi i italianit me ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ është absolut dhe  është rikthyer në kryeqytetin anglez për të lënë përsëri gjurmë , ashtu siç bëri edhe me Chelsean .

 Megjithatë  ‘’ Spursat ‘’ po hasin shumë vështirësi për të firmosur me spanjollin për vetë faktin e rëndësisë së tij tek Wolves, drejtuesit e të cilës pretendojnë 30 milionë euro për ta larguar 25 vjeçarin .

Katër sezonet me ‘’ Ujqërit ‘’ e kanë pasuruar karrierën e  ishi-t të Barcelonës duke e përmirësuar në çdo aspekt dhe tashmë konsiderohet një kërcënim për çdo kundërshtar .

 Shpejtësia dhe forca fizike janë dy prej elementëve më të spikatur të Adama Traores që e lënë të qetë trainerin Bruno Lage gjatë çdo ndeshje sepse sa herë që e ka topin në këmbët e tij nuk bën gjë tjetër veçse impresionon.

Opsioni është tepër i qëlluar por njëkohësisht do të rezultojë shumë i vështirë sepse Wolves do të mbeste i varfër pavarësisht fuqizimit në aspektin ekonomik  sepse Adama Traore është një lojtar tepër i veçantë dhe  konsiderohet i domosdoshëm për 3-5-2-shin e famshëm të trainerit nga Lecce .

Karakteristikat e lojës së sulmuesit nga Hospitalet jane tipike për atë që zhvillohet në Premier League i cili i ka treguar cilësitë e mrekullueshme me një skuadër interesante  si Wolverhampton . Refuzimi i drejtuesve pritej sepse  me këtë vendim kanë evituar fuqizimin e një kundërshtari direkt në kampionat që konsiderohet ndër rivalët më të sikletshëm për çdo skuadër .  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy