Juventus, insiston për Joshua Zirkzee

Juventus, insiston për Joshua Zirkzee

 Vështirësitë e hasura në kohët e fundit, sidomos pas marrjes së drejtimit të Manchester United nga Ruben Amorim, e kanë vënë seriozisht në dyshim qëndrimin e Joshua Zirkzees.

Sigurisht po përflitet se hollandezi mund të ndryshojë shumë shpejt destinacionin, i cili ka humbur pikë gjatë eksperienceë me ‘’ Djajtë e Kuq ‘’.

Golashënuesi është shumë larg paraqitjeve me Bolognan, fakt i reflektuar me vetëm një gol dhe dy asiste në 16 sfidat e zhvilluara me 20 herë kampionët e Premier Leagues.

Mirëpo një dritë për të është shfaqur në fund të tunelit dhe është Juventusi skuadra që pretendon të marrë shërbimet e tij.

Me kapacitetin e treguar dhe moshën mbi supe Joshua Zirkzee e ka provuar se mund të adaptohet në disa pozicione të ofensivës dhe traineri Thiago Motta e shikon një avantazh për të ardhmen e torinezëve.

Momentalisht vlera e kartonit në merkato i arrin 50 milionë eurot dhe paraprakisht anglezët e kanë deklaruar se pretendojnë 52 milionë euro për sulmuesin.

Rikthimi në Serinë A sigurisht do të ishte në një kontekst ndryshe për arsye se nëse arrihet marrëveshja, do të përfaqësojë ngjyrat e ish fituesit e kësaj lige për nëntë sezone rradhezi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy