Partizani fitoi në miqësoren ndaj Shkëndijës së Tetovës, me rezultatin 2-1.
Ndeshja nisi malore për nënkampionët e Shqipërisë, që e panë veten në disavantazh në minutën e 2-të pas golit të Krasniqit.

Megjithatë, kryeqytetasit, ia dolën të barazojnë me Rrapajn në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Keko përmbysi rezultatin.



