Kategoria Superiore/ Skënderbeu fiton supersfidën ndaj Flamurtarit dhe "fluturon" në krye (VIDEO)

Kategoria Superiore/ Skënderbeu fiton supersfidën ndaj Flamurtarit dhe "fluturon" në krye (VIDEO)

Supersfida e javës së 19-të e Kategorisë Superiore mes Skënderbeut dhe Flamurtarit është mbullur me fitorene vendasve.

"Uqërit e dëborës" kan mposhtur minimalishtë por kanë marrë një trepiksh me vlerë pasi ekipi vlonjat është edhe rivali direkt për titullin kampion.

Një gol i shënuar në minutën e 83-të nga ana e Gjergji Muzakës i dha suksesin skuadrës së Iilir Dajës, dhe me këtë fitore korçarët vijojnë të qetë rrugën drejt titullit kampion duke u shkëputur në tabelën e renditjes.

90 minutat e zhvilluara sot në stadiumin “Skënderbeu” ishin mjaft emocionuese ku që të dyja ekipet krijuan mjaft raste për shënim, por që nuk ishin të saktë në momentet e finalizimit.

Megjithatë, është Muzaka ai që ngriti në peshë tifozerinë korçare duke përfituar nga një rrëmujë në zonën e Flamurtarit dhe me portën e boshatisur arrin që ta dërgojë topin në fund të rrjetës.

Kujtojmë qe aksioni i golit te fitores se Skenderbeut ishite i dyshime pas nja faulli te pa qenë te akorduar nga gjyqtari Andi Koçi.

Me këtë fitore Skënderbeu vijon i qetë rrugën drejt titullit kampion pasi tashmë ngjitet në kuotën e 43 pikëve, 11 pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Flamurtari. 

Goli i shënuar nga Gjergji Muzaka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy