
Merr fund seria e tetë fitoreve radhazi për Interin. Zikaltërit u mposhtën me rezultatin 3-1 nga Napoli, në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Serie A.
Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, në të dytën Interi luajti me një lojtar më pak, pasi Gagliardini u ndëshkau me karton të kuq.
Anguissa i dha avantazhin Napolit në minutën e 67-të, ndërsa skuadra e Inzaghit nuk u dorëzua, duke barazuar shifrat në minutën e 82-të me Lukakun.
Megjithatë baraspesha zgjati pak, pasi Di Lorenzo shënoi golin e dytë për të kaltrit në minutën e 85-të, ndërsa Gaetano vulosi shifrat në 3-1 me golin e tij në minutën e 95-të.
Napoli kampion, vazhdon në krye me 86 pikë, ndërsa Interi rrezikon për zonën Champions, pasi mbetet në vendin e tretë me 66 pikë, 1 më shumë se Lazio dhe 2 më shumë se Milani i vendit të pestë.



