Atalanta “tris” Liverpool-it/ Gasperini shfaqet i lumtur, Klopp: E merituam humbjen

Atalanta “tris” Liverpool-it/ Gasperini shfaqet i lumtur, Klopp: E merituam humbjen

Ataalanta i surprizoi të gjithë mbrëmjen e së enjtes, duke mposhtur në transfertë Liverpool-in, me shifrat e thella 3-0, në ndeshjen e parë çerekfinale në Europa League.

Pas ndeshjes, trajneri i italianëve, Gian Piero Gasperini, u shfaq shumë i lumtur për paraqitjen që ekipi i tij tregoi në fushë.

Është një rezultat i jashtëzakonshëm dhe i bujshëm, për historinë e Atalantës, për klubin dhe për të gjithë tifozët që erdhën këtu në Liverpool. Është një nga ato rezultate që mbetet në histori, është një fitore e madhe. Kemi luajtur në një stadium historik, i famshëm në të gjithë Evropën. Disa vite më parë nuk kishte një publik, kjo mbrëmje ka një shije krejtësisht të ndryshme. Është e mrekullueshme të shohësh se sa kënaqësi dhe entuziazëm kishte tek njerëzit që na ndoqën.

Në krahun tjetër, trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, deklaroi se ekipi i tij e meritoi humbjen, ndërsa komplimentoi kundërshtarin për lojën e treguar.

Urime Atalantës për punën e mirë, ata luajtën shumë mirë. Kishin një disiplinë të madhe taktike në mbrojtje dhe presion në të gjithë fushën, duke fituar dyluftimet. Unë jam personalisht përgjegjës për këtë humbje, por pretendoj se kam marrë vendimet e duhura. Kishte kohë që nuk zbrisnim në një pikë kaq të ulët. Goli që shënuam jashtë loje me Salah pas një asistimi nga Robertson është një shembull se si duhet të kishim luajtur dhe t'u shërbenim sulmuesve. Ne luajtëm keq dhe e merituam humbjen, djemtë e pranuan. Unë do t'i bëja përsëri të gjitha zgjedhjet e formacionit, nëse doni të luani mirë në këtë pikë të sezonit, duhet të ndryshoni disa lojtarë.

Sfida e kthimit mes Atalantës dhe Liverpool-it, do të luhet në Bergamo të Italisë, më 18 prill.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy