
Pas disa sezonesh tek Galatasaray e ardhmja e Mauro Icardit besohet se do të jetë larg Turqisë.
Argjentinasi po zhvillon të katërtin në ‘’ Ataturk ‘’, një referent në 11-shen e formuar nga traineri Okan Buruk.
Mirëpo çdo fillim e ka edhe një fund dhe për golashënuesin nga Rosario ka shfaqur interes Real Oviedo.
Drejtuesit e spanjollëve janë të ndërgjegjshëm për situatën e ndërlikuar në La Liga, momentalisht të parafundit pas 16 sfidave, të cilëve i duhet një tjetër sulmues që bën diferencën.
Edhe pse me eksperiencën mbi supe Salomon Rondon s’ka mundur të bëjë mjaftueshëm dhe ishi i Interit mund ti shërbejë skemave të trainerit Luis Carrion.
Italia dhe Spanja konsiderohen destinacionet e preferuara të 32 vjeçarit, i cili ka ende shumë për të dhënë në fushën e lojës.
Me Mauro Icardin në ofensivë mund të ndryshojnë shumë gjera tek Real Oviedo në fazën e dytë, sigurisht me objektivin e qëndrimit në elitën e futbollit spanjoll.
Nëse do të konkretizohet, transferimi i bishës së sulmit do të konsiderohej një ndër më të bujshmit në Europë, edhe pse tek një ekip mesatar në Spanjë.
2 gola në 3 sfida numëron deri më tani, në rradhët e një ndër më cilësorëve në Turqi.



