Formula e Liverpool për rinovimin me Salah

Formula e Liverpool për rinovimin me Salah

  Eksperienca e deritanishme me Liverpoolin mund të konsiderohet ndër më produktivet e Mohamed Salah që në momentin kur vuri këmbët në ‘’ Anfield Road ‘’ .

Sulmuesi shënon prej 9 ndeshjesh rradhazi dhe ka arritur një total  prej  15 golash  në 12 ndeshje . Java e kaluar ishte një konfirmim i formës së shkëlqyer pas  tre golëshit në transfertën e ‘’ Old Trafford ‘’ ku të besuarit e Jurgen Klopp turpëruan 0-5 Manchester United .  

 Ecuria e egjiptianit detyron drejtuesit e ‘’ The Redsave ‘’ për t’ia rinovuar kontratën dhe të blindojnë qëndrimin e golashënuesit  në ‘’ Anfield Road ‘’ .

 Prej kohësh  ka filluar puna për zgjatjen e  kontratës aktuale që finalizon në 2023- shin e cila do ta shëndërronte në lojtarin më të paguar .

Në Angli qarkullojnë zërat se peticioni i 29 vjeçarit për 30 milionë euro në sezon  është një gënjeshtër dhe kontrata e re parashikohet se do ti  mundësojë  14 milionë euro afrikanit .

 Objektivi i Liverpoolit është sigurimi i një stabiliteti në lidhje me rinovimet  e lojtarëve  të cilat i  ka arritur me pika referuese në 11-shen e Jurgen Klopp si  Alisson , Van Dijk , Alexander -Arnold, Robertson dhe Fabinho .

Prej disa sezonesh ishi i Dortmundit po bën të pamundurën për tu rikthyer më i fortë drejt fitimit të çdo trofeu por rivaliteti ndërmjet ekipeve  sa vjen edhe ashpërsohet dhe tregon në një lloj mënyre limitet e tyre .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy