
Ofertat nga ekipet në Arabinë Saudite në drejtim të Mohamed Salah e kanë vënë në pikpyetje qëndrimin në ‘’ Anfield Road ‘’.
Egjiptiani ka lënë gjurmë tek Liverpooli por çdo fillim e ka edhe një fund dhe si duket nuk do ta rinovojë kontratën, e cila i përfundon në qershorin e 2025-sës.
Përballë kësaj situate, reagimi i teknikut Arne Slot ka qenë i menjëhershëm, duke patur parasysh cilësitë e ishi-t të Bazelit dhe Romës.
Menjëherë kanë filluar tentativat për një tjetër element cilësor, i cili mbron ngjyrat e West Hamit. Mohamed Kudus po jep për të kuptuar se drejtuesit e londinezëve kanë qëlluar në shenjë kur arritën ta transferonin nga Ajaxi në Premier League.
Ganezi natyrisht është një lojtar shumë teknik, i shpejtë, tipik për një kampionat si ai anglez, ndër pesë më të bukurit e Europës.
Megjithatë, s’do të jetë e lehtë për ‘’ Të Kuqtë ‘’ sepse ato të West Hamit synojnë të arkëtojnë 100 milionë euro, shifër tejet e konsiderueshme.
Gjithsesi humbja e terrenit i ka bërë më vigjilentë drejtuesit, me në krye trainerin Arne Slot, sidomos në lidhje me merkatot.
Freskia fizike, talenti dhe njohja e një rivali direkt në Angli sigurisht përbëjnë një avantazh për vijimësinë e Mohamed Kudus, ndoshta tek ish fituesit e Champions Leagues.
2 gola dhe 1 asiste në 10 sfida janë statistikat e nxënësit të Julen Lopeteguit, me një ekip që la shenjë edhe në Europë në të shkuarën.



