Hojbjerg, opsion për Atletico Madridin

Hojbjerg, opsion për Atletico Madridin

Në kohët e fundit tek Atletico Madridi janë vënë re ulje-ngritje të shpeshta në repartin e mesfushës, fakt i cili e ka shqetësuar jo pak Diego Simeonen.

Shumë emra kanë qarkulluar në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ por argjentinasi vijon të analizojë të tjera opsione.

Pierre- Emile Hojbjerg është një ndër to, një lojtar deçiziv tek Tottenham Hotspuri, i cili e ka bërë krenar trainerin Ante Postecoglu.

28 vjeçari po zhvillon sezonin e katërt me ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ dhe kontrata i përfundon në 30 qershor.

Ky fakt është mëse i mjaftueshëm për drejtuesit e ‘’ Los Colchoneros ‘’ për të tentuar perforcimin e skuadrës me Pierre- Emile Hojbjerg, për të cilin kontaktet e para ndërmjet ekipeve respektive nuk kanë rezultuar aq shpresëdhënëse sa mendohej, por kryeqytetasit nuk do të dorëzohen deri në fund, duke qenë se flitet për një element shumë cilësor.

Nordiku e filloi karrierën si profesionist në Bundesligë, ekzaktësisht tek Bayern Muncheni, për të kaluar më pas tek Augsburgu dhe Schalke 04 dhe prej tetë sezonesh aktivizohet në Premier League, fillimisht tek Southampton dhe tanimë tek ‘’ The Spursat ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy