
Milani vazhdon të shpresoj për një vend në Evropa League në sezonin e ardhshëm, pasi ka mposhtur Veronën pasditen e së shtunës në “San Siro”.
Skuadra e Gennaro Gattusos arriti një fitore të thellë ndaj miqve duke i mposhtur me rezultatin 4-1.
Pas dhjetë minutave lojë, mesfushori turk Hakan Calhanoglu shtrytezoi një top të çuar në zonë nga Suso për t’i kaluar vendasit në epërsi.
Milani e mbylli një pjesë të parë dominuese me gol të bukur nga i riu Patrick Cutrone.
Edhe pjesën e dytë “Kuq e zinjtë” e nisen furishëm duke e çuar në 3-0 epërsinë në minutën e 49-të.
Verona reagoi vonë për ta shënuar golin ngushëllues, kur Lee realizoi në minutën e 85-të.
Fabio Borini e vulosi fitoren e vendasve me një gol në minutën e fundit të ndeshjes.
Milani tani ka 60 pikë dhe ngjitet në vendin e gjashtë, me gjashtë pikë më pak se Interi në të pestin, dhe me një ndeshje më pak, ndërsa vetëm dy më shumë se Atalanta në vendin e shtatë, dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndërkohë që me këtë humbje Verona i ka dhënë fund shpresave për mbijetesë në elitën e futbollit italian, pasi ka një distancë -7 nga vendin që të siguron qëndrimin kur kanë mbetur dhe dy takime për t'u zhvilluar.



