Tare drejt largimit nga Lazio, në bisedime me klubin tjetër italian

Tare drejt largimit nga Lazio, në bisedime me klubin tjetër italian

Igli Tare, pritet të largohet nga Lazio këtë verë, ku mban postin e drejtorit sportiv prej 14 vitesh.

Përplasjet e fundit në klub, ku shkak është bërë afrimi i ish-drejtorit të Salernitana, Angelo Fabiani, duket se kanë shtyrë Taren të mendojë për një aventurë të re.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Tare ka qenë ditën e djeshme në bisedime me klubin e Serie B, Parma. Këta të fundit thuhet se i kanë ofruar 800 mijë euro në sezon dhe një kontratë 2-vjeçare.

Tare nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar dhe këtë pritet të bëjë në ditët e ardhshme, ku gjasat janë të mëdha që të pranojë ofertën e Parmës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy