Barcelona ndjek yllin e Millonarios

Barcelona ndjek yllin e Millonarios

 Merkatoja vijon të jetë prioritet për Barcelonën me qëllimin e rikthimit tek suksesi . Katalanasit i kanë kaluar kufinjtë dhe kanë preferuar skuadrën e Millonarios e cila militon në kampionatin kolumbian.

Daniel Ruiz po ndiqet me kujdes nga drejtuesit e ‘’ Los Cules ‘’  , mesfushor i cili sipas ‘ Sport ‘ preferohet edhe nga  Manchester City dhe Benfica.

Spanjollët janë të impresionuar nga talenti i  lindur në Bogota, i cili sezonin e kaluar e finalizoi me 8 gola në 45 sfida si dhe kontriboi me 14 asiste për shokët e ekipit.

 ‘’ Blaugranët ‘’  po mendojnë transferimin e Daniel Ruiz në ‘’ Camp Nou ‘’ gjatë merkatos verore , kontrata e të cilit me Millonarios mbetet në fuqi deri në 2024-tën dhe vlera aktuale e kartonit sipas  ‘ Transfermarkt ‘ arrin 4.5 milionë eurot.

Daniel Ruiz konsiderohet një zëvëndësues i denjë në mungesë të Osumane Dembeles dhe Ansu Fati-t edhe pse ky i fundit mund të bëjë gati valixhet gjatë janarit pasi ulja në stol vijon të jetë shqetësimi kryesor i talentit nga Guinea-Bisau .

Megjithatë kërcënimi kryesor për kuq e blutë është Manchester City pa harruar as Benficën, ekip që shquhet për potencialin ekonomik dhe nuk përjashtohet fakti se ‘’ The Citiziens ‘’ mund ti befasojnë katalansit në periudhën e transferimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy