Objektivat e Atletico Madridit për merkaton verore

Objektivat e Atletico Madridit për merkaton verore

Drejtuesit e Atletico Madridit në bashkpunim me trainerin Diego Simeone po analizojnë me shumë kujdes hapat vijues, me qëllimin e shëndërrimit të kësaj skuadre në një lider, si në Spanjë ashtu edhe në kompeticionet europiane.

Traineri argjentinas e njeh shumë mirë rrugën drejt suksesit, falë të cilit ‘’ Los Rojiblancos ‘’ konsiderohen një ndër rivalët më të sikletshëm.

Merkatoja verore është pas dere dhe natyrisht koha kalon si pa e kuptuar, fakt i cili i ka vënë në lëvizje komponentët e kryeqytetasve.

Momentalisht janë tre emra të cilët ‘’ El Cholo ‘’ beson se do ta ndihmojnë Atletico Madridin për të avancuar me sukses në të ardhmen e afërt.

Drupal Ad

Paulo Dybala, Alex Baena dhe Cristian Mosquera tashmë janë përfshirë në listën e numrit një të stolit, një trainer shumë i përkushtuar me ‘’ Los Colchoneros ‘’, ish ekipi i tij në kohën kur ishte lojtar.

Nëse i referohemi argjentinasit duhet theksuar se kontrata me Romën i përfundon në fundin e këtij sezoni, një lojtar shumë i rrezikshëm në metrat e fundit, i cili deri më tani ka kontribuar me 5 gola dhe 2 asiste në 22 sfidat me ‘’ Verdhekuqtë ‘’.

Për sa i përket Alex Baenas duhet shtuar se e ka konsoliduar vendin e një titullari tek Villareali, i përzgjedhur në shumë raste edhe nga traineri i ‘’ La Furia Rojas ‘’  Luis de la Fuente.

4 gola dhe 5 asiste në 18 sfida numëron spanjolli me ‘’ Nëndetësen e Verdhë ‘’ dhe falë lojës bindëse e ka rritur ndjeshëm vlerën e kartonit, e cila vlerësohet me 60 milionë euro.

Ndërsa për Cristian Mosqueran nuk është hera e parë që Atletico Madridi interesohet, i cili pavarësisht se me vetëm 20 vite mbi supe ka ditur të performojë në lartësinë e duhur, në një ndër kampionatet më të bukur të Europës siç është La Liga.

Kontrata me Valencian skadon në 2026-tën dhe Diego Simeone kërkon të formojë një ekip kompetitiv duke kombinuar eksperiencën dhe talentin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy