
Bylisi nuk ka humbur kohë për të zgjedhur trajnerin e ri, pas largimit të Jeton Beqiri.
Ballshiotët do të drejtohen në Superiore, nga ish-lojtari i Kombëtares dhe ish-trajneri i Luftëtarit, Arjan Bellaj.
Marrëveshja mes trajnerit 51-vjeçar dhe drejtuesve të Bylis është arritur, teksa mbetet vetëm zyrtarizimi.
Trajneri Bellaj do të jetë ditën e nesërme në Ballsh ku do të bëhet edhe prezantimi i tij si trajneri i ri i klubit. Përveç Luftëtarit, ai ka drejtuar edhe disa ekipe në Greqi si Apolon Larisa apo Kalamata, ndërkohë që ka qenë gjithashtu trajneri i kombëtares Shqiptare U-19.



