
Orët e fundit Manchester City ka hedhur një hap që i krijon shansin e pasurimit të organikës. ‘’ The Citiziens ‘’ kanë vënë në merkato Raheem Sterling për vijimin e planit të Pep Guardiolas në lidhje me prurjet në ‘’ Etihad Stadium ‘’ . Lajmi është konfirmuar nga portal Football Insider dhe shënon hapjen e një historie të re tek bardhekaltërit . Duke njohur mentalitetin e spanjollit arrihet lehtësisht në konkluzionin se peticionet do të jenë të pandalura sepse kërkon të jetë perfeksionist në çdo aspekt .
Humbja e protagonizmit nga anglezi e ka tejkaluar paksa durimin e 50 vjeçarit që ka preferuar ti paraprijë situatave të komplikuara në të ardhmen . Me vetëm pak javë drejt ngritjes së trofeut të 7-të në historinë e tyre dhe pjesmarrjes së mundshme në finalen e madhe të Champions Leagues traineri i lindur në Santpedor nuk mendon gjë tjetër veçse të përforcojë skemat me prurje të reja . Sipas informacioneve ishi i Barcelonës dhe Bayern Munchen kërkon një qëndërsulmues për të fuqizuar sistemin e lojës .
Ndër objektivat kryesorë është Erling Haaland , Jack Grealish dhe Antoine Griezmann. Norvegjezi mbetet një kandidat potencial për sulmin e gjigandëve europianë dhe duke qenë se Borussia Dortmund kërkon një shumë të majme e shëndërron në një operacion të vështirë . Në lidhje me asin e Aston Villas mund të themi se polivalenca që e karakterizon i krijon një larmi pozicionesh Pep Guardiolas në funksion të taktikave të ndërtuara dhe e konverton në një figurë shumë interesante .
Problematika e çështjes është pretendimi ekonomik i londinezëve për ta lënë të lirë që parashikohet se do të jetë tundues për arkat e Manchester City-t . Së treti është Antoine Griezmann . Barcelona është e gatshme të dëgjojë oferta për sulmuesin për shkak të kaosit ekonomik dhe duke konsideruar fuqinë e presidentit Khaldoon Mubarak mund t’ia mbushë mendjen Joan Laportas për të konfirmuar largimin e golashënuesit nga Katalunja .



