
Prej kohësh Manchester City vijon me ndjekjen e talentëve të Amerikës së Jugut , kryesisht ato të Brazilit dhe pas transferimit të Kayky-t të Fluminense është ndalur tek Atletico Mineiro .
Gjatë merkatos së kaluar ‘’ The Citiziens ‘’ devijuan paksa , në Argjentinë tek River Plate duke ku arritur akordin me Julian Alvarez , ndër sulmuesit më në formë të Amerikës së Jugut por është rifokusuar tek 5 herë fituesi i Botërorëve , aty ku talentët s’kanë të sosur.
Savinho është bërë pjesë e bardhekaltërve për të cilin sipas Fabrizio Romanos anglezët do të shpenzojnë 6.5 milionë euro duke përfshirë edhe bonuset në funksion të objektivave që do të arrihen nga 17 vjeçari. Pep Guardiola është një strateg që gjithmonë i ka analizuar ekipet e tij me shumë përgjegjësi dhe parashikohet se Savinho do të udhëtojë drejt ‘’ Etihad Stadium ‘’ gjatë verës për t’iu bashkuar bashkombasit Kayky , lojtarë me shumë fat sepse të jesh pjesë e Manchester City-t në një moshë të tillë është e zorshme .
Savinho luan si ekstrem dhe ka një profil të ngjashëm me Richarlison të Evertonit. Eshtë shumë i rrezikshëm në duelet një kundra një , pa mënjanuar shpejtësinë që e favorizon pothuajse gjithmonë , komponentë që e shëndërrojnë në një opsion perfekt për futbollin që luhet në Premier League .
Perla e Atletico Mineiros me këtë sukses ka arritur në një stad që meriton shumë duartrokitje por i duhet të vijojë me punën intensive sepse futbolli në kontinentin e vjetër është krejtësisht i ndryshëm sidomos nëse bëhesh pjesë e ekipeve si Manchester City që drejtohen nga një trainer që ka triumfuar ku ka vënë këmbët por uria për sukses nuk njeh limite dhe relaksi nuk ekziston në fjalorin e katalanasit .



