I dhurojnë fanellën e Italisë, trajneri Gurabardhi: Më mirë pranoj të marr helmin

I dhurojnë fanellën e Italisë, trajneri Gurabardhi: Më mirë pranoj të marr helmin

Trajneri Hasan Gurabardhi njihet si një tifoz i zjarrtë i Gjermanisë, teksa këtë e ka shfaqur hapur edhe në emisionin “Euro Zone” në MCN TV. Si një tifoz gjerman, ai e urren edhe Italinë, kjo për shkak të rivalitetit të madh ndër vite mes dy kombëtareve. Për këtë arsye, në formë shakaje Gurabardhit iu dhurua një fanellë e Italisë, të cilën ai e refuzoi, duke thënë edhe një batutë.

Më mirë të më jepni ndonjë helmin sesa bluzën e Italisë. Është e tmerrshme fanella e Italisë. Gjashtë turnetë që ka bota, Bajerni i fitoi të gjitha. Gjithmonë gjyqtari ka atë hilen, italianët i kanë këto.

Nëse humb Gjermania? Unë e kam fituar Europianin, pasi ka dhënë dorëheqjen trajneri aktual. E vetmja frikë kisha Spanjën, por mesa pashë sot, më iku frika. Këto të tjerat nuk na kapin ne. Njëherë kam bërë tifoz për Italinë. Në prill 2019 është bërë finalja, kur Erblira Bici luante për Novarën dhe bëra tifoz për ata.”, u shpreh Gurabardhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy