
Eksperienca e Ferland Mendy-s në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ besohet se është drejt fundit.
Francezi ende nuk po e gjen vetveten në skemat e Carlo Ancelottit, i cili ka deklaruar se nëse gjatë merkatos së verës do të ketë një ofertë bindëse, do ta përfundojë kapitullin me Real Madridin.
Sigurisht tek një ekip si ‘’ Los Blancos ‘’ rivaliteti është shumë i ashpër dhe nëse nuk je në nivelin optimal, të takon të ngrohësh stolin.
Objektivi i drejtuesve vijon të jetë Alphonso Davies dhe nëse do të arrihet me sukses, sigurisht e nxjerr jashtë loje ishi-n e Le Havres.

Pavarësisht rinovimit të kontratës me kampionët në fuqi të Champions Leagues, në rastin e një ofertë bindëse me shumë gjasa 29 vjeçari do ta pranojë.
Momentalisht traineri italian ka vetëm Fran Garcian në dispozicion, i cili e ka treguar se mund të jetë konstant gjatë sfidave.
Por, nën vëzhgim vijojnë të jenë edhe Miguel Gutierrez i Gironas dhe Alvaro Carreras, aktualisht pjesë e Benfikës.
Për ‘’ Los Merengues ‘’ mbetet një prioritet përforcimi i këtij reparti, për të evituar prapakohët e mundshme në vijimësi.
Edhe pse kryeqytetasit kryesojnë kampionatin spanjoll dhe kanë zhvilluar performanca shumë të mira edhe në Uefa Champions League, gjithmonë ka vend për përmirësim dhe gjatë ditëve të fundit të merkatos dimërore priten zhvillime tek liderët historikë të kompeticionit të sipërpërmendur.



