Një “vals” trajnerësh është duke ndodhur në Itali pas përfundimit të sezonit. Pas skuadrave të mëdha, tashmë edhe ato që nuk janë pretendente, kanë bërë ndryshime në stol.
Sassuolo është skuadra e radhës që ndryshon timonier. Pas largimit të De Zerbi i cili mori drejtimin e Shakhtar Donetsk, drejtuesit nisën nga puna për të zgjedhur trajnerin e ri.
Alessio Dionisi do të jetë në krye të pankinës së Sassuolo për sezonin tjetër. Tekniku 41-vjeçar pasi ngjiti Empolin në Serie A, ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me ta dhe tashmë është i lirë dhe pa kontratë. Nga kjo kanë përfituar drejtuesit e Sassuolo, të cilët sipas mediave italiane kanë arritur marrëveshjen me Dionisin, për t’ia besuar drejtimin e skuadrës për sezonin tjetër.



