Paris St Germain, refuzon ofertën për Kang-In Lee

Paris St Germain, refuzon ofertën për Kang-In Lee

Në sezonin e parë në rradhët e Paris St Germain Kang- In Lee arriti ti tregojë vlerat.

Mesfushori rezultoi i padiskutueshëm në skemat e Luis Enriques, për të cilin së fundmi drejtuesit kanë refuzuar një ofertë prej 70 milionë eurosh nga një ekip i Premier Leagues.

Emri i tij nuk bëhet me dije por vendimi i ‘’ Les Pariziens ‘’ është i natyrshëm duke qenë se koreano-jugori ka spikatur në disa pozicione të mesfushës, shumë i rrezikshëm me inkursionet drejt portave kundërshtare dhe gjithashtu i vështirë për tu markuar për arsye të cilësive në aspektin teknik.

 

Drupal Ad

 

 

 

I ashtuquajturi ‘’ Lucho ‘’ beson tek potenciali i 23 vjeçarit, një aset i çmuar për francezët, të cilët do të jenë pretendentë për të fituar tituj të rëndësishëm në çdo sezon.

Endërra e Nasser Al Khelaifit në sirtar është ai i Champions Leagues dhe në të kaluarin Paris St Germain ishte shumë afër por gaboi në gjysëmfinale kundër Borussia Dortmundit.

Mosvënia në shitje është tashmë një sinjal i qartë se e ardhmja e Kang- In Lee do të jetë në ‘’ Parque de Prince ‘’, i cili e përfundoi sezonin me 5 gola dhe 5 asiste në 36 sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy