
Besohet se me përfundimin e sezonit, Karim Benzema do ti vërë pikën eksperiencës në Arabinë Saudite.
Për sulmuesin ka shfaqur interes Lyoni, ekipi ku hodhi hapat e parë si profesionist.
Presidenti i ‘’ Les Gones ‘’ Jean Michel Aulas është shprehur i gatshëm të bëjë maksimumin për bomberin francez, i cili ka lënë paksa për të dëshiruar tek Al- Ittihad.
Natyrisht që me kalimin e moshës rendimenti vjen duke rënë por gjithsesi Lyoni shpreson në rikthimin e 36 vjeçarit në shtëpi, pas një eksperience të gjatë në Europë fillimisht me Real Madridin dhe tanimë në një ligë e cila as që ka të krahasuar me ato të kontinentit të vjetër por në aspektin ekonomik është dukshëm disa hapa përpara.
Edhe pse në metrat e fundit të karrierës, Karim Benzema është shumë i rrezikshëm për rivalët dhe ndoshta francezët do ta kenë përsëri privilegjin ta kenë në skuadër.



